Zjarr në parkingun e një pallati në Laprakë, evakuohen menjëherë banorët e frikësuar

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, zjarri ka rënë rreth orës 17:35, në parkingun e një pallati në rrugën “Dritan Hoxha”.

Menjëherë është bërë evakuimi i banorëve, teksa në vendngjarje ndodhen dhe ambulancat në rast nevoje për ndihmë mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2021, rreth orës 17:35, në rrugën “Dritan Hoxha” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati. Nga sherbimet e Policisë dhe sherbimet e zjarrfikses është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve dhe po punohet për fikjen e zjarrit. Në vendngjarje ndodhet dhe sherbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *