Zjarr në një banesë në Berat/ Shkaku dyshohet një shkëndijë elektrike

Një shtëpi në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat është përfshirë nga flakët. Banesa ishte në katin e dytë të një pallati 5-katësh pranë Shkollës Mekanike të qytetit.

Në momentin e rënies së zjarrit në shtëpi nuk ka pasur njerëz dhe flakët janë pikasur nga banorët, të cilët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësen. Forca të shumta të Repartit të Shpëtimit nga Zjarri kanë mbërritur në vendngjarje dhe në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve, duke shmangur edhe përhapjen e tyre drejt dhomave të tjera të banesës.

Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht dhoma e gjumit, ndërkohë që 2 dhomat 3 tjera të banesës nuk u përfshinë nga flakët. Burimet zjarrëfikse në vendngjarje bëjnë me dije se shkak për zjarrin mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Banesa që u përfshi nga flakët ishte në pronësi të shtetasit Ilir Dervishi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *