Zjarr në afërsi të një aeroporti në Gjenevë, avioni kalon mes tymit të zi (Video)

Një zjarr i madh ka shpërthyer ditën e sotme në  afërsi të aeroportit të Gjenevës në Zvicër.

Në videon e publikuar ne rrjetet sociale, duket tymi i zi që ka përfshirë një ndërtesë në zonë.

Sipas mediave vendase tymi është përhapur me shpejtësi në zonën rreth aeroportit, ndërsa një avion ka kaluar gjatë uljes fjalë për fjalë mes tymit të zi. Menjëherë pas zjarrit, autoritetet u detyruan të pezullojnë ose devijojnë të gjitha fluturimet për dhe nga aeroporti i Gjenevës. Një zëdhënës i aeroportit i tha AFP-së se ndërtesa, e cila u përfshi nga flakët, ishte jashtë gardhit rrethues.

Zjarri ka shpërthyer në ndërtesën e krijuar për pritjen e azilkërkuesve në të cilën po bëheshin punime dhe për arsye të panjohura është shkaktuar zjarri.

Video të tjera të postuara në rrjetet sociale tregojnë një shpërthim të fuqishëm që ndodhi menjëherë pas zjarrit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *