Zhvlerësimi i euros/ Tabaku: Shkak blerja e votave

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, me anë të njv postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka reaguar rreth rënies historike që monedha europiane po pëson në vend.

Tabaku shkroi se euro ka rënë pasi në vend po bëhet pazar politik për të blerë vota dhe se qeveria po i shërben pastrimit të parave në vend. Sakaq, ajo theksoi se në vendin tonë po shpenzohen miliona para dhe bën thirrje që qytetarët mos t’i besojnë sloganit të pemëve, pasi në hije mban paratë e pista.

Postimi i plotë:

Sa herë në Shqipëri ka zgjedhje po aq herë arrihen rekordet negative të rënies së euros. Pse bie euro dhe vlerësohet leku? Kjo nuk ndodh se ekonomia jonë po shkëlqen, as se remitancat po zhvlerësojnë euron; përkundrazi situata është gri dhe parashikohet edhe më gri! Nuk është e vlerësuar monedha jonë sepse kemi një ekonomi më të fortë! As se po na mbysin turistët e huaj që janë derdhur në Shqipëri për të shpenzuar miliona! Rekordi i zhvlerësimit të euros është si pasojë e pazarit politik me blerje votash dhe paranë e pistë që kontribuon sot sa tek betoni por më shumë tek fushata! Mos u gënjeni nga slogani pemëve që në fakt mbulon të vërtetën e parave të pista që po i hapin gropën ekonomisë sonë!

Mos i përbuzni shqiptarët me gënjeshtra kur të gjithë e dinë të vërtetën që jehon nga betoni në zemër të Shqipërisë dhe shpërndahet në çdo skaj; pastrimi i parave dhe një qeveri në shërbim të këtij pastrimi!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *