Zhvillime në PD, zbulohet lëvizja e radhës e Lulzim Bashës

Kryedemokrati Lulzim Basha, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së ka zhvilluar një sërë takimesh informale me kryetarët e degëve me qëllim përgatitjen e strukturave në vijim të aksionit politik.

Burime nga selia blu, bëjnë me dije se ka zhvilluar takime dhe me grupin parlamentar dhe Kryesinë e PD-së. Ndërkohë mësohet se ditën e sotme, kreu i PD-së është nisur drejt Dibrës.

Disa ditë më parë, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të PD-së ku emëruan kryetarin e ri të këtij institucioni, si dhe një sërë sekretarësh e anëtarësh Kryesie.

Vendin e Edi Palokës në krye të Këshillit Kombëtar, e zuri Arta Sakja. Indrit Sefa ka zëvendësuar Ivi Kason si Sekretar për Çështjet Zgjedhore, ndërsa Flamur Hoxha është emëruar si Sekretar Organizativ, pas shkarkimit të Ervin Minarollit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *