Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit/ Rrumbullaku në Policinë e Sarandës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Sarandë pasditen e sotme. Kjo lëvizje vjen pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me familjarët e të zhdukurve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Numri i një i Policisë ka shkuar për të parë nga afër punën hetimore që po bëhet për gjetjen e dy të zhdukurve. Rrumbullaku do të zhvillojë një analizë të detajuar të punës së kryer deri në këto momente nga blutë e Sarandës dhe më pas do të vendosë se si do të procedohet në vijim mbi bazën e provave të administruara deri në këto momente.

Gjatë paradites së sotme, familjarët e dy të zhdukurve protestuan përpara drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe u takuan me Rrumbullakun.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *