Zgjedhjet vendore/ Igli Cara me fushatën më efektive, qytetarët: Na ndryshoi mendim

Edhe pse kur bëhet fjalë për të marrë votën më 14 maj qytetarët e Durrësit shprehen në shumicë për kandidaten socialiste Emirjana Sako kur vjen puna te fushata elektorale pjesë më e madhe e tyre vlerësojnë kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Igli Cara.

Të pyetur nga Instituti Piepoli, se fushata e cilit kandidat iu ka ndryshuar mendim në favor të tyre, 47% e durrsakëve thonë se Igli Cara ka ndikuar më shumë për t’i ndryshuar mendjen. Ndërkohë vetëm 2% më pak, pra 45% e të pyeturve thonë se fushata e kandidates socialiste Emirjana Sako ka qenë më e bindshme. 8% e të anketuarve, thonë se nuk i ka bindur fushata e asnjërit prej 2 kandidatëve në garën për një nga bashkitë më të rëndësishme në vend ku edhe ‘beteja’ pritet të jetë më e fortë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *