Zgjedhjet vendore/ 9 kuti dalin të parregullta, Celibashi: “U bllokua proçesi për shkak të lodhjes së komisionerëve”

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhje, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për shtyp ka bërë një rezyme mbi të dhënat e procesit të numërimit për zgjedhjen e krerëve vendorë.

Sipas informacioneve të marra një ditë më para rreth orës 22:30 ka përfunduar dorëzimi i të gjithë proceset për dorëzimin e të gjithë kutive pranë qendrave të numërimit.

Ndërkohë 9 kuti janë konstatuara të parregullta

Në Kavajë ka filluar me vonesë, ka nisur rreth orës tre të mëngjesit, dhe në Malësinë e Madhe numërimi ka qenë më i vonuar.

Me Librazhdin patëm një problem me hedhjen e të dhënave, me pas u normalizua. Bashkia Divjakë është një tjetër që ka nisur me vonesë numërimin.

Ka mbaruar procesi i numërimit në 34 bashki dhe në 4 bashki ka nisur procesi për numërimin e votave për Këshill Bashkiak.

Në Finiq, Shijak dhe Malësinë e Madhe dhe në 4 KZAZ në Tiranë është bllokuar numërimi, për shkak të lodhjes së Komisionerëve,”, ka thënë Celibashi..

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *