Zgjedhjet/ Taulant Balla voton në Librazhd

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ka votuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Librazhdit. Së bashku me bashkëshorten Iris Pekmezi dhe nipin Joel, ata votuan normalisht në qendrën ku ishin regjistruar.

Balla u bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës, siç bën sot për herë të parë nipi i tij. Kreu i Grupit Parlamentar, shprehu optimizëm në fjalën e tij, teksa tha se nga sot qytetarët me votën e tyre i heqin mundësinë partive dhe individëve politikë të bojkotojnë Parlamentin apo zgjedhjet.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *