Zgjedhjet/ Rama: Berisha dhe Meta ‘përbëjnë’ rrezik, të tjerët…

Kryeministri Edi Rama ka analizuar mbrëmjen e sotme zgjedhjet ndër vite të zhvilluara në vend. Lidhur me kundërshtarët politikë, Rama u shpreh se ata të vërtetët janë kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ndërsa kundërshtarët e tjerë, tha se janë relevantë.

PJESË NGA INTERVISTA:

Edi Rama: Unë mendoj që ky popull është shumë i ftilluar kur vjen puna tek zgjedhjet. Ky popull nuk ka bërë asnjëherë gabim kur ka zgjedhur. Në asnjë palë zgjedhje. Në ’91 votoi pa besim të plotë tek ata që sapo erdhën. Pastaj në ’92 iu dha gjithçka, pastaj në atë verë ia ktheu përmbys duke i dhënë poshtetin opozitës. Në ’94 e sakatoi projektin e referendumit. ’97 ishin zgjedhje pas një çmendurie dhe sigurisht që do shkonin siç shkuan. Në 2001, 2003 dhe 2005, ndodhi ashtu siç ndodhi. Shqiptarët kanë sensin më të mprehtë politik.

Ngjajnë si zgjedhje të përgjithshme…

Edi Rama: E kuptoj sesi ngjajnë, ngjajnë ashtu siç janë. Shtresa e parë e zgjedhjeve është larg vëmendjes së mediave. Shtresa e dytë bëhet me kanditatët dhe me përfaqësuesit politik që bëhet me ta, por edhe me deputetët. Shtresa e tretë është fushata në nivelin kombëtar kur shkoj unë, ose liderët e tjerë. Ajo nuk mund të fokusohet tjetërkund. Kur non grata dhe Likja bëhen bashkë, sigurisht që kjo është domosdoshmëri strategjike për t’i pasur në ballë të fushatës. Të tjerët janë me revelancë realitive. Rreziku këtu janë këta, ata nuk përbëjnë asnjë rrezik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *