Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Vuçiç: Turpi i botës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se dita kur do të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës, do të jetë një ditë e tmerrshme për demokracinë dhe ditë e vështirë për popullin serb.

Vuçiç u shpreh kjo ditë do të jetë turpi i botës për Evropën dhe QUINT-in.

“Ata do të mbajnë zgjedhje të dielën, do t’i mbështesin dhe pastaj do të thonë se fajin e ka Beogradi” – theksoi ai.

Vuçiç shtoi se pas tërheqjes së kandidatit të Partisë së Serbëve të Kosovës, në tre  komunat në veri të Kosovës nuk ka asnjë kandidat serb.

“Në Zveçan duket se nuk keni, marrin pjesë vetëm kandidatë nga partitë shqiptare. Në Leposaviç janë 300 shqiptarë – dy për qind. Në Mitrovicë do të bëjnë gjithçka për të marrë tre përqind dhe ne komunat e tjera deri ne dy perqind. Po e bëjnë të gjithë bashkë se duhet ta përkrahin Kosovën dhe ta thyejnë Serbinë dhe ky është qëllimi i tyre”, tha presidenti i Serbisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *