Zgjedhjet në veri të Kosovës/ KFOR: Të gatshëm të ndërhyjmë nëse kërcënohet stabiliteti

Misioni i KFOR është në gatishmëri të plotë për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në veri të kosovës. Komandanti i KFOR Michele Rituccia deklaroi nga Brukseli se trupat e KFOR do jenë të angazhuara nëse kërcënohet stabiliteti dhe liria e lëvizjes.

Në prag të mbajtjes së zgjedhjeve në veri të Kosovës në komunat me shumicë serbe, komandanti i KFOR Angelo Michele Ristuccia ka deklaruar se janë të angazhuar të kryejnë misionin në përputhje me mandatin OKB-së. Sipas gjeneralit Ristuccia, trupat e KFOR do të jenë të angazhuara nëse kërcënohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes, për të mirën e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë, si dhe në dobi të stabilitetit rajonal”.

Këto deklarata Gjenerali Ristuccia, i bëri pas takimit në selinë e NATO-s në Bruksel me zyrtarin e lartë Mircea Geoana, me ambasadorët evendeve anëtare dhe partnerët e vendeve të tjera që kanë trupa në KFOR.

Gjenerali Ristuccia po ashtu ka theksuar se ai si komandant i KFOR-it do të vazhdojë të luajë rolin e tij në mbështetjen e përpjekjeve që synojnë krijimin e sigurisë së përhershme për gjeneratat e ardhshme.

Në zgjedhjet e posaçne në komunat në veri, serbët kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë ndërsa autoritetet kosovare konfirmojnë se pavarësisht kësaj ato do të mbahen. Në margjinat diplomatike, çështja e zgjedhjeve konsiderohet të jetë një çështje e nxehtë politike dhe e sigurisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *