Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Analistët: Serbët nuk do pranojnë institucione të drejtuara nga shqiptarët

Zgjedhjet e kësaj të diele për kryetarët e komunave në veri do të thellojnë edhe më tej ndarjen në to.

Drejtori i Institutit për Marrëdhënie Ndëretnike, Fatmir Sheholli, thotë për mediat se serbët nuk do të pranojnë institucione vendore të drejtuara nga shqiptarët.

“Nuk ka aromë të zgjedhjeve, sepse është një numër jashtëzakonisht i vogël i atyre që kanë shprehur admirimin që të dalin dhe të japin votën. Por nga aspekti legal, hajde të provojmë dhe të themi që janë legale në koncept të Kushtetutës dhe të ligjit. Duke pasur parasysh që një numër i madh i serbëve dhe admiruesve të Listës Serbe kanë shrpehur bojkot total të këtyre zgjedhjeve. 20% e qytetarëve të një bashkie, kanë të drejtë të bëjnë peticion dhe pastaj në bazë të asaj evitohen të gjitha zgjedhjet.

Kemi hyrë në një rreth vicioz. Besoj se ky manifestim i sotëm i shkon për shtat vetëm Vuçiçit dhe askujt tjetër. Duhet të shohim se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të popullatës së shumicës. Nuk do t’i njohin institucionet e dala nga këto zgjedhje”, theksoi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *