Zgjedhjet në Turqi, nis procesi i numërimit të votave

Qendrat e votimit në Turqi janë mbyllur zyrtarisht. Qytetarët turq votuan sot për të zgjedhur presidentin e tyre për 5 vitet e ardhshme. Ndërkohë, ka nisur procesi i numërimit, Turqia nuk ka exit poll, por rezultatet paraprake pritet të vijnë brenda disa orësh.

Qendrat e votimit u hapën në orën 8 të mëngjesit (05:00 GMT) të dielën dhe u mbyllën në orën 17:00 (14:00 GMT), shkruajnë mediat e huaja. Për zgjedhjen e presidentit të 13-të të Turqisë, i cili do të shërbejë një mandat pesë-vjeçar, rreth 61 milionë votues iu drejtuan sot 191,884 qendrave të votimit. Sipas rezultateve përfundimtare të raundit të parë të 14 majit, numri i votuesve të regjistruar në vend ishte 60.721.745.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *