Zgjedhjet në Durrës/ Kandidati për këshillin bashkiak thyen ligjin, nuk largohet nga qendra e votimit

Në Durrës procesi zgjedhor po vijon me disa problematika. Përveç grumbullimeve jashtë Qendrave të Votimit dhe problemeve me pajisjet e identifikimit elektronik, në brendësi të tyre është vënë re dhe prania e personave që nuk duhet të qëndronin.

Një prej tyre është Hekuran Markola, kandidat i PS për këshillin Bashkiak i cili nuk largohet nga Qendra e Votimit, duke thyer kështu ligjin, pasi prania e kandidatëve nuk është e lejuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *