Zgjedhjet lokale, reagon kryeministri Rama

Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, pasi zhvillohen zgjedhjet lokale në të gjithë vendin. Ndërkohë, që “ethet” e garës kanë nisur në çdo bashki, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’i uroj shqiptarëve një të dielë të bukur përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.

Në këtë pamje shfaqet instalacioni më i ri i vendosur në shëtitoren Taulantia të qytetit të Durrësit, ku shumë turistë shihen teksa bëjnë foto.

“MIRËMËNGJES dhe një të diel të bukur si zemra juaj”, ka shkruar ai krahas videos.


Kujtojmë që Rama është deputet në qarkun e Durrësit, pasi në zgjedhjet e vitit 2021 mes Vlorës dhe Durrësit, zgjodhi këtë të fundit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *