Zgjedhjet lokale/ PS mbyll fushatën ne Tiranë

Kryeministri Edi Rama mbyll fushatën në Tiranë këtë të enjte. Para mbështetësve socialistë komentoi takimin me presidentin polak i cili shprehu vlerësimin për transformimin e Tiranës.

Kryeministri Edi Rama mbyll fushatën në Tiranë këtë të enjte. Para mbështetësve socialistë komentoi takimin me presidentin polak i cili shprehu vlerësimin për transformimin e Tiranës.

“Sot prita presidentin e Polonisë. Më tha kam qenë në vitin 2019 dhe nuk e besoj dot që është i njëjti qytet. Tirana ka hyrë në shpejtësinë e një transformimi të jashtëzakonshëm, që patjetër që ata që kanë mundësit ë shkëputen pak në kohë e lexojnë më shpejt. E rëndësishme është që për të gjithë banorët e Tiranës, bëhet vendi i mundësive të reja. Për Shqipërinë bëhet gjithnjë e më shumë motori i fuqishëm i zhvillimit të një ekonomie të re.

Ka qenë një përpjekje e jashtëzakonshme. Ju e dini nga ku ka nisur kjo përpjekje, e çfarë hendeku e ndante Tiranën nga e ardhmja. Sot Tirana ka shumë rruge për të bërë.

Më vjen mirë që në këtë fushatë, nga të gjitha fushatat që mbaj mend, e kemi pasur jo më të lehtë, por kemi patur pasqyrën kuptimplotë të punëve kudo që kemi shkuar. Veprat konkrete, ndryshimet e prekshme, mundësitë e reja që janë krijuar. Na kanë ndihmuar që fjalët të mos jenë siç ishin në fillim, por të mbështetura në realitetin e jetës së përditshme. Nuk është e lehtë për askënd, por ama ka filluar të bëhet gjithnjë e më një jetë ku njerëzit përtej vështirësive shohin shpresë. Shohin mundësi. Jam jashtë zakonisht që përkoi me këtë moment të një dekade përpjekjesh, që ne të arrimë me të gjitha vështirësitë që kemi patur. Jo vetëm me të shkuarën, por dhe ato që lidhen me të papriturat marramendëse…Kriza e energjisë, emigracioni, tërmeti, pandemia, lufta në Ukrainë, sot kemi hyrë në ciklin 1 vjeçar të rritjes më të lartë historike të pagave. Kemi hyrë në procesin e përmbushjes së një ambicie që ka qenë e kahershme, njëkohësisht ishte tortura jonë e brendshme për ta bërë Shqipërinë vendin ku pagat janë në nivelin më të lartë të rajonit, bashkë me vendet më të zhvilluara të rajonit, ku paga mesatare nga 530 euro në 900 euro prillin e ardhshëm”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *