Zgjedhja e kreut të SPAK/ Dumani prezanton platformën: SPAK ka nevojë për një rregullore kundër krimit të organizuar

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zgjedh sot kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Zëvendës drejtori aktual i SPAK-ut, Altin Dumani ka folur përpara tyre për të paraqitur programin e tij. Më një karrierë të nisur si prokuror që në vitin 1999, ai u shpreh se zotëron sot një bilanc pozitiv që i krijon premisa të ketë rezultate të mira në cilësinë e drejtuesit.

Dumani, gjatë fjalës së tij, e vuri theksin tek nevoja e menjëhershme për të patur një rregullore kundër krimit të organizuar.

“Nuk mund të lë pa përmendur edhe luftën kundër krimit të organizuar. Është lufta në të gjithë territorin gjeografik. Për të ardhur më tej, kjo është…edhe vetë personalisht iu kam sjellë dokumentacionin e bollshëm. Kemi 3 vjet nga funksionimi, edhe sot nuk ka rregullore. Ka një draft të përgatitur në vitin 2019, por duhet ta kemi funksional sa më shpejt.” – u shpreh Dumani.

Gjatë prezantimit të platformës së tij Dumani theksoi gjithashtu se do të vazhdojë të ndjekë çështjet me impakt dhe të luftojë korrupsionin në të gjitha nivelet.

Ai u zotua, se nëse do të zgjdhej drejtues i SPAK-ut do të forconte lidhjet dhe bashkëpunimet edhe me Byronë Kombëtare të Hetimit. Dumani e cilësoi punën në prokurorinë e posaçme si një mision, të cilin synon ta vazhdojë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *