‘Zero tolerancë ndaj kriminelëve’/ Zbardhet takimi i Veliut me shefat e komisariateve dhe krerët e DVP-ve

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu zhvilloi një takim me drejtorët Qendrorë e Vendorë dhe shefat e Komisariateve në vend. Në fokus të takimit ishte: Parandalimi i ngjarjeve kriminale, i kultivimit të kanabisit dhe ndërtimeve pa leje. Gjatë takimit, Veliu iu ka kërkuar policëve kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike dhe atyre që kryejë ndërtime pa leje apo krime të tjera mjedisore.

“Të rritet efikasiteti i veprimeve për parandalimin e kultivimit të kanabisit në territor, duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët dhe faktorët që ligji i ngarkon me përgjegjësi dhe të ushtrohet kontroll i përditshëm i territorit duke përdorur dronët, si dhe duke marrë të dhënat nga monitorimi ajror i GdF-së. Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, por sidomos në zonat bregdetare, zonat urbane dhe ato të mbrojtura, të veprojnë me tolerancë zero ndaj ndërtimeve pa leje duke proceduar me arrestimin e atyre që kryejnë këto ndërtime. Qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i secilit prej drejtuesve të strukturave vendore do varet nga reagimi i strukturave që keni në menaxhim, nga rezultati i parandalimit të veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo do shfaqet”, theksoi Veliu.

Veliu Me Drejtoret (1)

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *