Zelensky takohet me kryeministren italiane

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është takuar me kryeministrin e Italisë Girogia Meloni në udhëtimin e tij në Romë. Dyshja u fotografuan së bashku në Pallatin Chigi në kryeqytetin italian.

Meloni u takua me Zelensky-n për herë të fundit në Kiev pak para përvjetorit të pushtimit rus më 24 shkurt.

Ajo ka mbështetur ndihmat ushtarake për Ukrainën, por megjithëse partia e saj e ekstremit të djathtë ‘Vëllezërit e Italisë’ mbrojnë sovranitetin e saj kombëtar, asaj i është dashur të përballet me liderët e dy partnerëve të koalicionit, të cilët kanë deklaruar hapur admirimin e tyre për Vladimir Putin.

Zelenskyy është takuar tashmë me presidentin italian Sergio Mattarella dhe do të takohet me Papën në Vatikan.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *