Zelensky do të takohet me Papa Françeskun

Volodymyr Zelenskyy do të takohet me Papa Françeskun të shtunën, kanë thënë burime diplomatike për Reuters.

Udhëtimi i planifikuar, i cili nuk është shpallur zyrtarisht, vjen vetëm dy javë pasi Papa tha se Vatikani ishte i përfshirë në një mision paqeje në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Dy liderët kanë folur në telefon në disa raste që kur Rusia nisi pushtimin e saj, hera e parë më pak se 48 orë pas fillimit të luftës.

Gjatë asaj telefonate, Papa thuhet se shprehu dhimbjen dhe solidaritetin e tij me vendin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *