Zbulohet misioni sekret i Elsa Lilës brenda në Ferma Vip!

Këngëtarja Elsa Lila ka zbuluar misionin e saj brenda Fermës VIP. Ajo ka rrëfyer se nuk ndodhet në fermë si gjithë konkurrentët e tjerë, por është aty me mision nga Agai.

Elsa Lila ka si mision që të sabotojë dhe të prishë të gjitha detyrat që Agai do u japë banorëve për t’i kryer.

Pjesë nga biseda:

Elsa Lila: Mezor po pres të shikoj kafshët.

Cili personazh të ngjit më shumë?

Elsa Lila: Të gjithë. Me Çiljetën kemi shumë gjëra të përbashkëta, na lidhin shumë gjëra.

Zbulo misionin tënd, pse të ka ftuar Agai në Fermë?

Elsa Lila: Besoj se ju e patë klipin tim, por unë u detyrova ta bëj atë klip, që ata të kujtojnë që jam njësoj si ata. Por Agai më ka dhënë një detyrë, atë të plëngprishëse. Gjatë javës Agai do të na japë detyra, dhe unë do tu prish planet, do të ndjek indikacionet e Agait, që do të mi japë, se si t’i vëjë ata në vështirësi. Më vjen pak keq për atë rol, por do ta bëj në mënyrë sportive. Ky është plani im ai i plëngprishëse, ai i sabotueses. Pjesëmarrësit e tjerë këtë gjë nuk duhet ta dinë, se cili është roli im këtu brenda.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *