Zbulohet arsyeja/ Lame lë Kadastrën por ja çfarë i beson Rama

Është zbardhur arsyeja e dorëheqjes së Artan Lames nga posti i Drejtorit të Agjencisë së Kadastrës.

Bëhet me dije se Lame do të kandidojë për kryetar bashkie. Burime për Priza.al raportojnë se Lame është një nga emrat që ka zgjedhur kryeministri Edi Rama për të kandiduar në një nga bashkitë e jugut të vendit.

Megjithatë kjo mbetet për tu konfirmuar pasi ende deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar.

Kujtojmë se Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame është larguar nga detyra ditën e sotme dhe në vend të tij pritet të vijë Dallëndyshe Bici, e cila aktualisht mban postin e Kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *