Atentati në Shëngjin/ Manja: Do të dërgojmë letërporositë për personat në kërkim

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë me dije se sapo të përgatiten, do të nisen me urgjencë letërporositë për 6 autorët e dyshuar të atentatit në Shëngjin. Në këtë të fundit mbeti i vrarë biznesmeni Ardian Nikulaj. Manja theksoi gjithashtu se do të nisë puna dhe bashkëpunimi me homologët e vendeve të tjera.

“Unë nuk di se ka raste të refuzimit të ekstradimit, në të gjitha rastet që ka pasur kërkesa ne i kemi realizuar. Lidhur me ngjarjen e Lezhës jemi ne bashkëpunim te ngushtë me prokurorinë ne momentin e parë qe do vijnë letërporsitë do i procedojmë menjëherë dhe do komunikojmë me homologet e huaj për shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje të shëmtuar.

Përgëzoj policinë e shtetit dhe prokurorinë, që në kohë rekord arritën që të zbardhnin një ngjarje kaq të shëmtuar” – tha Manja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *