Zbardhet skema: Anëtarët e mafias shqiptare paraqiten në Ekuador si investitorë dhe marrin…

Mediat ekuadoriane bëjnë me dije se autoritetet në vendin latin kanë zbuluar një strukturë e cila dyshohet se lëshonte viza të parregullta për shtetasit e huaj përfshirë këtu edhe shqiptarë.

Prokuroria kreu kontrolle në dy provinca të Ekuadorit ku në total u kryen pesë bastisje. Por, nuk janë dhënë detaje nëse ka arrestuar të dyshuar në kuadër të hetimeve.

Mediat shkruajnë se shqiptarët kanë pasur një strategji të përbashkët në vendet ku mbërrijnë, përfshirë Ekuadorin që të tregohen si sipërmarrës dhe investitorë të suksesshëm.

Ata janë të lidhur me kompani, kryesisht bujqësore, për të kamufluar ilaçet që dërgojnë në Shqipëri, vend nga i cili droga shpërndahet në vendet e tjera evropiane.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *