Zbardhet dëshmia e Dan Hutrës i cili vrau 3 gra dhe plagosi tre të tjera në Tiranë

Është zbardhur një pjesë e dëshmisë së Dan Hutrës, autorit të vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave këtë mesditë në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se në deklarimet e tij para hetuesve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, 40-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendesë për krimin e kryer.

Për detaje më të plota do të pyetet të nesërmen, por në ballafaqimin e parë Hutra është shprehur: “E bëra pasi desha, nuk jam penduar”.

40-vjeçari u arrestua në zonën e Sharrës në Tiranë pas 7 orësh ndjekje nga ana e policisë së Tiranës. Ai u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës ku është marrë edhe në pyetje. I pranishëm ishte dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *