Zbardhen detaje të reja nga aksidenti në Levan, identifikohen personat që u plagosën dhe ndërruan jetë (Emrat)

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti në fshatin Buzëmadh, është bërë e mundur identifikimi i personave që janë plagosur dhe atyre që kanë ndërruar jetë.

Janë plagosur shtetasit G. S., 43 vjeç, banues në Cakran(drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja G. M., 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.

Kanë ndërruar jetë shtetasit S. L., 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja B. S., 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit S. L) si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja F. L., 53 vjece, bashkëshortja e shtetasit S. L.

Emrat e viktimave dhe të plagosurve:
Sokrat Lelaj
Fatbardha Lelaj
Bylyre Salaj
Gerti Skënderaj
Gladiola Meraj

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *