Vuçiç flet pas bisedës me Zelenskyn: Nuk pati diskutim për sanksione ndaj Rusisë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se gjatë një bisede të shkurtër me homologun e tij ukrainas Vladimir Zelensky në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi të enjten nuk diskutuan për temën e sanksioneve anti-ruse.

Në një intervistë të dhënë ditën e premte, Vuçiç u shpreh se nuk sheh asnjë problem në takimin me presidentin ukrainas, por vuri në dukje se ata nuk diskutuan sanksionet kundër Rusisë.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi edhe një herë se Beogradi nuk e ka ndryshuar vendimin e tij në lidhje me refuzimin për të vendosur sanksione kundër Federatës Ruse.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *