Vritet 23-vjeçari shqiptar në Athinë, vëllai i tij u ekzekutua 4 vite më parë në Gjermani

Një 23 vjecar shqipar ka ndëruar jetë tragjikisht në Athinë të Greqisë, mëngjesin e sotëm.

Viktima është identifikuar si Koço Myftari, i cili ka humbur për shkak të një plage të rëndë, të shkaktuar me mjet prerës.

Sipas policisë, në orën 05:30 të mëngjesit 23 vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Athinës Evangjelizmos me plagë të rënda të shkaktuara nga mjet prerës, dyshohet thikë. Mjekët e futën direkt në sallën e operimit, por nuk mundën ta shpëtonin.

Policia që mbërriti menjëherë në spital, nuk ka mundur të gjejë detaje nga ngjarja dhe as arsyet e ekzekutimit të viktimës.

Çështja komplikohet edhe më tej nga informacioni se një djalë tjetër i familjes Myftari është ekzekutuar në vitin 2019 në Gjermani.

Policia po heton shkaqet por edhe nëse ekzekutimet e vëllezërve Myftari kanë lidhje me njëra tjetrën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *