Vrau me thikë vëllanë, arrestohet 26-vjeçari në Dibër

Policia ka arrestuar Florjan Tonuzin, 26-vjeçarin që vrau me thikë vëllain e tij 23-vjeçar, Benard Tonuzi në Allajbegi të Maqellarës. Arrestimi u bë nga policiane Dibrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Autori i krimit ishte fshehur në një banesë të pa banuar në fshatin Kurbeg, ku gjatë kërkimeve të policisë ka tentuar të ikë me vrap, por është ndaluar nga vetë drejtori i policisë dhe shefi i Komisariatit.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë, ku 26 vjeçari goditi me thikë vëllain e tij më të vogël, duke i shkaktuar vdekjen. Ende nuk dihen motivet që e çuan të riun drejt një akti të tillë, ndërsa policia ka njoftuar se krimi i rëndë ka ardhur pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta.

Njoftimi i plotë:

Vihet në pranga, autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në fshatin Allabegi, ku humbi jetën një 23 vjeçar.

Operacioni i finalizuar nga DVP Dibër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër në bashkëpunim me DVP Dibër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në mesnatën e datës 29.04.2021, në Maqellarë, kanë ushtruar kontrolle në zonë dhe si rezultat u bë e mundur gjetja e vendodhjes dhe kapja e shtetasit F. T., 26 vjeç, i cili ishte fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Kurbeg, Maqellarë.

Ky shtetas për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës vëllain e tij, i cili si pasojë e plagëve humbi jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *