Vrau me breshëri plumbash dy kushurinjtë, autori dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata e Krujës ka marrë vendimin për autorin e ekzekutimit të dy kushurinjve Mikel dhe Jani Jushi. Autori i krimit, Merkel Bushi, është dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjen e ndodhur më datë 29 prill 2019 në Laç. Bushi e ka pranuar autorësinë e krimit dhe është shfaqur i penduar në gjykatë, por prokuroria ka kërkuar që ai të dënohet me burgim të përjetshëm. Vendimi është pranuar dhe Markel Bushi është shpallur fajtor.

Sipas policisë, ngjarja e dy viteve më parë ndodhi për motive të dobëta, në një lokal pranë komisariatit të qytetit. Mikel dhe Jani Jushi ishin konfliktuar me vëllain e autorit. Aty më pas ka shkuar Markel Bushi dhe miku i tij Vinçens Bushi.

Markel Bushi gjatë konfliktit ka qëlluar me breshëri drejt dy kushërinjve, duke i plagosur rëndë. Pavarësisht se u dërguan me urgjencë për ndihmë mjekësore, ata ndërruan jetë në një spital privat në Tiranë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *