Vrasja në Shëngjin/ Berisha: Viktima kishte dalë hapur kundër Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Berisha u shpreh se vrasja e tij erdhi vetëm 3 ditë pasi kryeministri Edi Rama hyapi fushatën zgjedhore në Lezhë.

Sipas tij, viktima kishte dalë hapur kundër kandidaturës së Pjerin Ndreut në Lezhë. Berisha e cilësoi ngjarjen me sfond politik dhe me lidhje direkte me qeverinë.

Reagimi i Berishës:

Rendi në duart e krimit!

Të dashur miq, sot ditën për drekë u ekzekutua në lokalin e tij biznesmeni dhe eksponenti i PSD-së, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 dhe kandidat për këshilltar në këto zgjedhje i kësaj partie Ardian Nikulaj. Ky krim i shëmtuar ndodh tre ditë pasi Edi Rama hapi fushatën në Lezhë dhe pasi viktima, i ndjeri Nikulaj, kishte bërë të qartë publikisht se ai ishte kundër kandidaturës së Rilindjes, Pjerin Ndreu, duke dalë kështu haptazi kundër aleancës Rama-Doshi dhe linjës zyrtare të partisë së tij. Ndërkohë mësohet se ditët e fundit ai ka marrë kërcënime të përsëritura nga mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu, drejtues (kapobanda) kryesore të Rilindjes për Qarkun e Lezhës.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, PD dënon me ashpërsinë më të madhe ekzekutimin e politikanit lokal dhe biznesmenit Ardian Nikulaj si një akt të shëmtuar kriminal në fushatë elektorale dhe me sfond politik nga falangat e krimit të lidhura direkt me qeverinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *