Vrasja në Kavajë/ Autori i dyshuar ende në kërkim

Autori i dyshuar i vrasjes në Kavajë, Habib Rexha është në arrati dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Policia ofroi 10 mijë euro shpërblim për çdo qytetar që jep informacione që do të bëjnë të mundur kapjen e tij.

Autori Habib Rexha pasditen e djeshme vrau me një plumb në kokë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë. Ai ka vepruar i vetëm dhe pas vrasjes ka arritur që të largohet në këmbë, ndërsa policia ka publikuar edhe foton e tij dhe kërkon nga qytetarët informacione që mund të çojnë në gjurmët e tij.

Shkak i vrasjes është hakmarrja, pasi Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë në vrasjen e dyfishtë në muajin mars të këtij viti në Kavajë, ku viktimë mbeti edhe Edmond Gosa. Duket se Habib Rexha mori hakun e të vëllait, për një vrasje të dyfishtë në muajin mars që nisi për një konflikt banal.

Vrasja në Kavajë/ Identifikohet autori i dyshuar (Emri+Foto)

E shkuara kriminale e Edmon dhe Arian Gosës

10 vite më parë po në qytetin e Kavajës, Edmondi së bashku më vëllain e tij Arjanin, i cili mbeti i vrarë ditën e djeshme, masakruan me thika një shtetas. Viktima Gentjan Gjuzi humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë. Sherri në atë kohë lindi për një vajzë dhe solli humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *