Vrasja e Vajdin Lamajt/ GJKKO kërkon të pyes personin që përgatiti bombën ndaj biznesmenit

Dëshmia e Luftar Reçit për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamajt ka shërbyer që Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të kërkojë ndihmë nga Mali i Zi. Përmes një letërporosie është kërkuar marrja në pyetje e shtetasit malazez Joshko Çervenkovski, i cili sipas Reçit ka përgatitur bombën me të cilën u vra biznesmeni në vitin 2005.

Vendimi është bërë me dije në seancën e sotme, ku po ashtu para togave të zeza u paraqitën 5 dëshmitarë, për të folur mbi atentatin që iu bë Klodian Saliut, ngjarje e ndodhur vetëm një ditë para vrasjes së Lamajt. Edhe për këtë ngjarje akuzohet po ashtu banda e Durrësit. Mes personave që të pranishëm në Gjykatë, ishte dhe nëna e Osman Trumës, personit që udhëtonte në makinë me Klodian Saliun në momentin kur iu bë atentat.

“Në 2005, djali im kishte ardhur për pak ditë pushime në Shqipëri. Me Klodian Saliun ishin shokë fëmijërie të një lagjeje. Kam folur me të çdo ditë në telefon, dhe gjithçka shkonte mirë. Por një ditë mësojmë se kishte mbetur i plagosur gjatë një atentati në autostradën Durrës-Tiranë. Me ç’më ka rrëfyer djali që dole dhe e prita në aeroportin e Romës, nuk I ka njohur autorët. Fillimisht janë qëlluar nga mbrapa dhe më pas anash. Një çift në moshë kanë ndaluar dhe iu kanë dhënë ndihmën e parë, më pas ka mbërritur ambulance,”-tha në fjalën e saj nëna e Osman Trumës.

E po ashtu, pjesë e dëshmisë u bë edhe motra e Lulzim Berishës e tregoi mbi aktivitetin e vëllait të saj dhe rrethanave të ditës kur ndodhi ngjarja. Edhe një herë ajo është shprehur se i vëllai në dy datat kur kanë ndodhur ngjarjet ishte në Turqi për kurim së bashku me një shokun e tij e se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjet e ndodhur që tronditën vendin në vitin 2005.

Më 8 dhjetor 2020, Prokuroria e Posaçme SPAK përmes operacionit policor “Asgjë nuk harrohet”, arrestoi Indrit Taullaun, Indrit Rusin, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe Luftar Reçin. Ndërsa shpalli në kërkim Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berishën, si autorët e dyshuar të vrasjes së Klodian Saliut. Por të dy janë ende në kërkim. Dervishaj ndodhet në Dubai, vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *