Vrasja e reperit të njohur, 3 autorët dënohen me burgim të përjetshëm

Tre persona të akuzuar për vrasjen e reperit 20-vjeçar XXXTentacion gjatë një grabitjeje të vitit 2018 janë shpallur fajtorë. Këtë të hënë u dënuan Michael Boatwright, Dedrick Williams dhe Trayvon Newsome, pas seancave që zgjatën më shumë se një javë.

Të tre u akuzuan për vrasje të shkallës së parë në lidhje me vdekjen e reperit të njohur. Një tjetër i akuzuar Robert Allen, u deklarua fajtor vitin e kaluar për vrasje të shkallës së dytë. Të tre përballen me një dënim të përjetshëm pas hekurave.

Reperi XXXTentacion, emri i vërtetë Jahseh Onfroy, u qëllua dhe u vra në Florida në qershor të vitit 2018. Ai ishte duke vizituar një dyqan motoçikletash dhe po largohej kur iu afruan dy persona të maskuar të armatosur, të cilët kërkuan paratë e tij. Të paktën një nga burrat qëlloi XXXTentacion gjatë një përballje 45 sekondash. Të dyshuarit më pas morën një çantë plot me 50,000 dollarë që reperi sapo e kishte tërhequr nga banka përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes me një SUV.

Gjatë gjyqit, avokati i Boatwright argumentoi se ADN-ja e klientit të tij nuk u gjet në trupin e XXXTentacion. Ai tha se as ADN-ja e dy burrave të tjerë nuk përputhej.

Kushdo (XXXTentacion) me të cilin ka luftuar nuk është në këtë sallë gjyqi,” tha avokati Joseph Kimok gjatë fjalimit përmbyllës.

I dyshuari i katërt, Allen, dëshmoi kundër tre të tjerëve pasi ai u deklarua fajtor vitin e kaluar. Avokatët e të dyshuarve të tjerë kanë argumentuar se Allen gënjeu për përfshirjen e klientit të tyre në grabitje dhe vdekje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *