Vrasja e Anila Rucit, dëshmia e estetistes dhe misteri i të plagosurit

 

“Ajo kishte një takim këtu në dyqan në orën 16:45, i dërgova mesazh sepse e kishin anuluar takimin e mëparshëm, duke e pyetur nëse donte të vinte edhe gjysmë ore më herët. Por ajo nuk më ktheu asnjëherë, as nuk e pa mesazhin”. Marika Famà , pronare e qendrës së bukurisë L’Isola di Athena, në Piazza Castello në Scaldasole, është tronditur kur mësoi vdekjen tragjike të klientes së saj. “Sigurisht që e njihja Anilën – thotë estetistja – Duke jetuar disa dhjetëra metra larg dyqanit tim, e shihja gjithmonë duke ecur me qenin. Ajo kishte lënë një takim të premten e kaluar për sot”.

Krimi

Anila Ruci, 37-vjeçarja shqiptare e gjetur e vrarë pasditen e djeshme, prej pak më pak se një viti jetonte në Scaldasole, në banesën ku u godit me thikë dje, në via Piave. “Ajo kishte mbërritur këtu në qershor të vitit të kaluar – kujton ende Marika Fama – ndërsa vëllai i saj ( më vonë doli se ky person, të cilin Anila e prezantoi si vëllanë e saj, nuk do të dukej i tillë,) mendoj se e ka arritur në tetor, sigurisht pas veres.Por ai nuk flet italisht, vetem e pashe te dilte nga shtepia dhe te kalonte perpara dyqanit per te shkuar ne lokal, mendova nese punonte, por nuk e di”.

“Kur Anila nuk iu përgjigj mesazhit tim – rikonstrukton estetistja – shkova në lokal për një kafe se nuk kisha klientë, pashë të vinte vëllai i saj, i cili megjithatë, duke mos folur italisht, kërkonte bashkatdhetarë, dukej se donte per te kerkuar ndihme por nuk e kuptova se cfare po ndodhte dhe u ktheva ne dyqan. Pastaj pashe ambulancen e ardhur e cila e mori vellain e tij dhe mberriten karabinieret te cilet vendosen shiritin bardhekuq ne dere “.

Pikat për të sqaruar

Kur e patë vëllain e Anilës në lokal, a ishte gjakosur? “Jo – përgjigjet estetistja – Ai kishte veshur një bluzë gri, nuk pashë asnjë njollë të kuqe. Unë vërtet nuk e di se çfarë mund të kishte ndodhur”. Për momentin nuk dihet se në çfarë gjendje është dërguar në spital vëllai i viktimës, i cili më pas duket se nuk është vëlla , por edhe ai duket i plagosur, jashtë rrezikut për jetën. Por a ishte vrarë tashmë motra e tij kur ai shkoi në lokal për ndihmë? Dhe si u plagos ai, ? Përgjigjet do të vijnë nga hetimet e Armës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *