Vrasja e Amanda Pushanit/ Flet fqinji: Merrte borxhe, më kërkonte alkool, por…

Dëshmia e fqinjit të familjes Pushani konfirmon versionin e dhënë nga autorja e krimit, 40-vjeçarja Marsela Pushani, e cila dy ditë më parë vrau me thikë motrën e saj 37-vjeçare Amanda Pushani, pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të alkoolit.

Fqinji i tyre në një prononcim për mediat tha se viktima merrte borxhe. Pronari i dyqanit, në lagjen ku jetonin dy motrat, tha se 37-vjeçarja i kërkonte alkool dhe kur nuk i dha ajo nuk i foli më.

“Ne na lajmëroi një komshi për atë që kishte ndodhur, ka kaluar kohë që kur ajo vinte me kërkonte që t’i jepja alkool. Po që kur i thashë asaj se nuk i jap më pije, as motra e saj nuk më foli më. Babain e tyre e njihja ishte një burrë zotëri nuk konsumonte alkool, ishte shumë normal. Mesa di unë ka vdekur nga problemet e zemrës. Ato jetojnë këtu që kur është ndërtuar ky pallati, nuk kanë vëlla, janë të pa martuara. Ajo merrte borxh me ditë. Nuk e di nëse punonte mbaj mend që dilte në mëngjes për punë para disa kohësh”, tha fqinji.

Fillimisht familja raportoi për një vdekje natyrale të 37-vjeçares Armanda Pushani, por më pas u zbulua se viktima kishte plagë të shkaktuara me thikë.

Krimi dyshohet se ndodhi për shkak se viktima ishte e alkoolizuar dhe agresive në familje. Dy vajzat jetonin me nënën e tyre në një banesë në rrugën “Hajdar Hidri” në kryeqytet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *