Vrasja e 34 vjeçarit shqiptar në Itali, motra: Ikur për jetë më të mirë

Motra e 34 vjeçarit shqiptar Klaudio Myrtaj që u vra me plumb në kokë pak ditë më parë në Cuneo të Italisë, ka folur për mediat italiane lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Desara Myrtaj ka treguar se fliste çdo ditë me të vëllanë dhe se nuk kishte vënë re asnjë gjë të çuditshme tek ai.

“Jam e shokuar, nuk e kuptoj. Klaudio ka qenë gjithmonë vëllai më i mirë në botë, gjithmonë pranë meje. Një djalë i artë, ai ndoqi universitetin dhe një master në marrëdhëniet me publikun. Ai punonte në një call center në Tiranë, por gjashtë vite më parë babai ynë ndërroi jetë, kështu që u kthye në Vlorë për të qenë pranë nënës së tij. Por na duheshin para. Ai ra në kontakt me kushërinjtë e tij në Caraglio, me të cilët jemi shumë të afërt. Fillimisht shkoi në Spanjë për pushime, më pas iu bashkua atyre në Itali. E prisnim për natën e ndërrimit të viteve.

Më thirrën kushërinjtë e mi. Unë vërtet nuk di çfarë të them. Flisnim çdo ditë me Klaudion, ai nuk tha kurrë ndonjë gjë të çuditshme, madje as kushërinjve të tij. Ai ishte njeriu më i sjellshëm dhe më korrekt në botë, ai nuk mund të lëndonte askënd”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *