Vrasja e 31-vjeçares në Athinë/ Dalin detaje tronditëse: Bashkëshorti e qëlloi me thikë 28 cm në qafë

Ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë të dhëna tronditëse në lidhje me vrasjen e 31-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj në Greqi. Sipas ekspertizës, e reja është qëlluar me një thikë 28 cm të gjatë dhe ka pasur dy plagë të rëndë në qafë.

Ndërkohë, 40-vjeçari shqiptar u dërgua në gjykatë dhe më pas iu dorëzua komisariatit, ku do të lihet në qeli deri në marrjen e një dënimi. Florand Shehu është shfaqur kokë ulur para gjykatës të Athinës, ndërsa mësohet se para trupës gjykuese ai ka qëndruar i heshtur.

Vrasja ndodho në lagjen “Dhafni”, në Athinë duke risjellë në vëmendjen e opinionin publik grek krimet e shumta ndaj grave. Viktima është Anisa Shehu, 31 vjeçe nga Elbasani, ndërsa autori i dyshuar i krimit të rëndë është 40-vjeçari Florand Shehu nga Tepelena.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:30 të mëngjesit të djeshëm në banesën e çiftit. Kur Policia helene shkoi në banesën e çiftit në katin e tretë të pallatit, gjeti 31- vjeçaren të vdekur në shtrat në një pellg gjaku.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *