Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, prokuroria kërkon “arrest me burg” për dy autorët e dyshuar!

Prokuroria e Fierit, kërkon “Arrest në burg”, për Florjan Mukën, 18-vjeç dhe Klajdi Muën, 17- vjeç, të cilët akuzohen për vrasjen e Grei Bihucit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 Mars, në qendër të Fierit. Prokuroria e Fierit kërkon ‘Arrest në burg’ për shtetasit F.M dhe K.M për ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi, blerja apo shitja e armëve të ftohta’

Po ashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, ndaj shtetasve F.M dhe K.M.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për një hetim të plotë dhe gjithanshëm të kësaj ngjarjeje, me qëllim hetimin e thelluar të motivit, shkaqeve apo përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje të rëndë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *