Vrasësi i Behar Sofisë: Do bënim një vrasje në Kamëz, shënjestra ishte një 34-vjeçar

Autori i dyshuar për vrasjen e Behar Sofisë, Ernejt Shyti, aktualisht në burg, ka rrefyer se do duhej të vriste një 34 vjeçar, që jetonte në Kamëz, pranë komisariatit të policisë. Është zbardhur dëshmia ai e dha në seancën më të fundit, ku nxori detaje për porositë që i afronte Bujar Leza. Ai tregoi se pasi ekzekutoi Sofinë në anë të Lanës në Tiranë, kishte marrë porosi për të kryer një tjetër vrasje, e cila nuk u bë pasi nuk ishte studiuar mirë zona.

“Pasi u vra Behar Sofia, kishim porosi tjetër nga Bujar Leza. Do të bënim një vrasje në Kamëz, shenjestra ishte një person 34 vjeç që e kishte shtepinë në Kamëz, shumë pranë komisariatit të Policisë. Këtë vrasje do e bënte Xhulian Visha, por zona ishte shumë e monitoruar dhe ndaj paguhej shumë lekë. Nuk u arrit qëllimi sepse duhej studiuar mirë zona, ishte tepër e vështirë”

Edhe më herët, Shyti ka zbuluar se të njëjtat persona që e kishin paguar për këtë atentat, i kishin ngarkuar dhe një tjetër detyrë. Ai ka thënë se ishte ngarkuar të kryente një tjetër vrasje në Gjermani, për të cilën do të paguhej 500 mijë euro.

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge” në Shqipëri u vra rreth orës 09:00 të 25 shkurtit 2022 teksa ecte me këmbë pranë Piramidës. Ai u ndoq nga Shyti, i cili, i veshur me maskë Covid-19 e qëlloi dy herë me armë zjarri. Deri më tani janë identifikuar si të përfshirë për vrasjen e Behar Sofisë shtetasit: Ernejt Shyti, Xhuliano Visha, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leze, që nga ana e tyre mbajnë qëndrim mohues.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *