Vokshi kërkesë Nikollës: S’dimë se kush të flasë më parë, na jepni më shumë se 1 minutë kohë

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka kërkuar në Kuvend më shumë kohë në dispozicion për ligjvënësit, për të folur për projektligjet në fjalë, siç është dhe ai për Administratën Publike.

Ajo lëshoi akuza për administratën, duke shtuar se është kthyer në sistem patronazhimi.

“Po i bëni raportet sa për të kaluar radhën. 150 minuta ka vendosur Konferenca e Kryetarëve për deputetët, për të diskutuar për një çështje që është me rëndësi. Unë dua që të flas për administratën publike, por ju ma hiqni këtë të drejtë. Ju jepni nga 1 minutë, dhe ne nuk dimë se kush të flasë më parë. Kjo është qesharake. Ju lini vetëm një raport dhe secili të ketë kohë që të flasë. Më shumë flitet për replikë dhe procedurë, se sa për administratën publike. Sot kjo është kthyer në makthin e qytetarëve. Ky është sistem patronazhimi. A i duhen këto share spitaleve të Shqipërisë që i bëjnë fjalimeve të ministres.”, tha Vokshi.

Nikolla: Kjo nuk është procedurë, por do ju ndërpresë fjalën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *