Vlorë/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset shoferi 33-vjeçar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 33-vjeçar, i cili pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit ka dalë nga rruga.

Uniformat blu bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50, ku 33-vjeçari me iniciale A. L., duke drejtuar automjetin tip “Ford ”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shoferi 33-vjeçar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *