Virale/ Po intervistonte Lionel Messin, gazetari shpërthen në lot: Kam një admirim të pafund për ty

Po bën xhiron e botës një video e një gazetari të DirectTv Sports në Argjentinë, i cili kishte si të ftuarin e tij special legjendën e futbollit Lionel Messin, i cili pritet të nderojë “Katarin” me pjesëmarrjen e tij .

Intervista ishte shumë bukur dhe çdo gjë shkoi për mrekulli teksa në mbyllje gazetari tepër i emocionuar dhe me lot në sy i ka shprehur mesit se marrja e tij në intervistë  tij ka qenë ëndrra e tij profesionale dhe ndihet i lumtur dhe krenarë që e bëri realitet.

“Të uroj më të mirën e botës, sepse kam një admirim të pafund për ty”, i tha gazetari Messit.

Sa kaq duket se për yllin e argjentinas ky moment ka qenë shumë argëtues tejsa shihet duke qeshur dhe i tha: Faleminderit. Jam shumë i lumtur për afeksionin që kam marrë gjatë karrierës time.

Ishte vetë gazetari që shpërndau videon i pari, duke u shprehur se rrugëtimi i tij në fushën e medias ka qenë i vështirë dhe i komplikuar, por ky ishte profesioni i tij i jetës dhe ishte i lumtur që kishte intervistuar futbollistin që admiron më së shumti.

 

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *