Vijojnë kërkimet për 38-vjeçarin shqiptar të zhdukur në Itali! Dyshohet se…

Prej ditës së djeshme, në komunën Occhiobello të Italisë, karabinierët dhe trupat e kërkim shpëtimit kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të një 38-vjeçari shqiptar i cili është zhdukur që prej të shtunës.

Zhdukja e shqiptarit është denoncuar nga bashkëshortja e tij, e cila mbrëmjen e vonë të së shtunës në 27 maj, u paraqit në komisariatin e Castalmassa-s duke denoncuar se bashkëshorti i saj ende nuk ishte kthyer në shtëpi.

Sipas mediave italiane, policia dyshon se shqiptari mund të jetë mbytur në lumin ‘Po’, ndaj edhe kërkimet janë përqendruar në këtë zonë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *