Videoja që po bën ‘namin’ në Tik-Tok/ Si të keni flokë të ‘magjishëm’ në vetëm tre hapa

Truku pesë minuta për tharjen e flokëve është bërë viral për shkak të efektivitetit të tij dhe tregon se si të arrini modelin e përsosur të flokëve në vetëm tre hapa.

Videoja u shpërnda nga një parukiere dhe është parë mbi gjashtë milionë herë.

Vetëm disa hapa larg flokëve tuaj të përsosur:

Ndani flokët në dy pjesë dhe ndani nga fytyra. Mos harroni të aplikoni llak për flokët me mbrojtje nga nxehtësia.

Ngrohni tharësen e flokëve dhe kaloni mbi fijet që keni përdredhur më parë.

Krehni flokët duke kaluar butësisht gishtat përmes tyre për të liruar kaçurrelat.

Ky truk funksionon në lloje dhe gjatësi të ndryshme flokësh, është e rëndësishme vetëm që flokët të jenë të lagur, para se t’i përdredhni në fije.

Thajeni vetëm pjesërisht përpara përdredhjes, për të reduktuar ekspozimin ndaj nxehtësisë.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *