VIDEO/ Turqi, autobusi aksidentohet dhe përfundon në një skarpat. Deri tani ka 3 viktima dhe rreth 18 të plagosur  

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të dielë në Turqi. Një autobus me pasagjerë është aksidentuar dhe për pasojë ka përfunduar jashtë rrugës në një skarpat anësot disa metra të thellë pranë Stambollit.

Tre persona kanë humbur jetën, mes tyre dhe shoferi i autobusit, ndërsa rreth 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet të emergjencës, si edhe policia për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve.

Mësohet se autobusi ishte nisur për në provincën Denizli, ndërsa reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin dhe mund të jenë bërë shkak për daljen e automjetit nga rruga.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *