VIDEO/ Tragjedi në Kinë! Shpërthen gazi në një ndërtesë, 3 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

3 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm gazi ka ndodhur në qytetin kinez Shenyang. Më shumë se 30 persona u plagosën dhe të gjithë u dërguan në spital. Mediat shtetërore thanë se ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin deri tani.

Numrat pritet të rriten teksa forcat e emergjencës kontrollojnë zonën. Rrënojat mund të shihen të shpërndara në të gjithë zonën, ndërsa ndërtesat dhe makinat aty pranë duket se kanë pësuar dëme katastrofike.

Pamjet në mediat sociale tregojnë momentin e shpërthimit, i cili dërgoi masa të mëdha pluhuri në qiell, ndërsa pamje të tjera tregojnë pasojat e shpërthimit.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *