VIDEO/Tërmeti 7.2 ballë godet Japoninë, dalin pamjet nga lëkundjet e fuqishme

Një tërmet i fortë shkundi dje Japoninë, ndërsa në media janë shpërndarë pamjet e frikshme. Tërmeti ishte me magnitudë 7.2 të shkallës rihter, ndërsa lëkundjet u regjistruan në brigjet e Ishinomaki, një qytet i vendosur vetëm 65 milje (104 km) nga Fukushima, vendi i një tërmeti shkatërrues 10 vjet më parë.

Pamjet s’kanë nevojë për shumë komente, ndërsa shihen ndërtesat që shkunden e njerëzit vrapojnë të tmerruar.

Japonia përjetoi një tërmet vdekjeprurës një dekadë më parë, që shkaktoi katastrofën më të rëndë bërthamore të vendit.

Më shumë se 20.000 njerëz vdiqën ose u zhdukën, dhe një cunam me valë 30 metra dëmtoi disa reaktorë bërthamorë në zonë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *