VIDEO/ Temperatura rekord në Greqi, droni regjistron temperaturën 55° C

Greqia ka shënuar temperatura rekord këtë javë, duke arritur në 47 gradë në disa zona qendrore. Vala e nxehtë që ka goditur shtetin helen pritet të vazhdojë gjatë gjithë kësaj jave, duke arritur temperatura rekord të 40 viteve të fundit, theksojnë mateorologët grekë.

Fenomeni tepër i rrezikshëm ka shkaktuar shqetësim të lartë, qeveria greke është në gatishmëri të aktivizimit të situatës së jashtëzakonshme, ndërsa për sot dhe deri të enjten ka udhëzim të posaçëm për ndalimin e punës nga punëtorë që janë të ekspozuar në ambiente të jashtme, si në sektorin publik ashtu dhe privat, duke u fokusuar kryesisht në orarin 12.00-16.00.

Mediat greke kanë publikuar një video të xhiruar në dron, ku në një aparat janë matur dhe temperaturat në vend.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat vlerat më të larta janë regjistruar në asfalt dhe çatitë e ndërtesave të vjetra.

Temperatura më e lartë u regjistrua në asfalt, me vlerë 55° C në Akropolo, si dhe në sheshin Omonia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *